Lajme

Gazetarja e burgosur gjermane mund të dënohet me mbi 15 vjet burgim në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 06 August 2017

Gazetarja gjermane, Mesale Tolu Corlu, mund të dënohet me mbi 15 vjet burgom nëse shpallet fajtore për akuza të lidhura me terrorizmin, njoftoi agjencia e lajmeve, ETHA, duke cituar avokatin e saj.

Tolu, gazetare dhe përkthyese për ETHA, u arrestua më 30 prill në apartamentin e saj në Stamboll, dhe përballet me akuza për propagandë terroriste dhe për anëtarësim në një organizatë terroriste.

Tolu ka nënshtetësi gjermane, jo si Deniz Yucel, i cili ndodhet i burgosur në Silivri.

-Advertisement-

Yucel, korrespondent i gazetës gjermane ”Die Welt”, ndodhet i burgosur që nga muaji shkurt, përcjell Atsh.

Gjykimi kundër Tolu pritet të fillojë më 11 tetor.

Gjermania ka kërkuar lirimin e Tolus, Yucelit si edhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera