Lajme

Gazetari Smajli: Të vihen në shërbim konsullatat për të votuar mërgata

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 13 January 2021

Gazetari Maxhun Smajli ka thënë se mërgimtarët do të mund të votonin në konsullatat e Kosovës dhe s’do t’iu mohojë e drejta e tyre kushtetuese. Ai u ankua se diaspora shqiptare është injoruar plotësisht nga shteti i Kosovës, që sipas tij, u krijua pikërisht nga mërgata.

“Janë dy shtete në botë që janë krijuar nga mërgata: Izraeli dhe Kosova. Mërgata shqiptare është injoruar përkundër punës së madhe që e kemi bërë. Në vitet e 90-ta në çdo rrymë dhe në çdo pore të jetës ishte diaspora ajo që e mbante”.

“Për këto 21 vjet shteti ynë s’e ka dhënë as më të voglën shenjë për t’i nderuar apo vlerësuar punën që e kanë bërë. Tash e keni parë që edhe po ofendohen. Mërgata shqiptare duhet të përfillet edhe në zgjedhje dhe për këtë duhet të viheshin në shërbim edhe konsullatat”.

-Advertisement-

Smajli ka thënë se do të ishte dërrmuese që të kërkohej që diaspora të vijë në Kosovë për të votuar, duke shtuar edhe sfidat në udhëtim nga pandemia.

“Nëse vota e mërgatës kushtëzohet në forma të ndryshme atëherë i bie që po privohen nga e drejta e votës. Në konsullata është një mundësi e mirë. Pse i kemi këto konsullata këtu?”.

Smajli ka thënë se disa nga shqiptarët që punojnë atje e kanë thuajse të pamundur që të hapin telefonin për t’iu përgjigjur KQZ-së sepse në vendet ku punojnë ka rregulla që ia ndalojnë një gjë të tillë.

“Për shembull në fabrikën e BMË-së të gjitha gjërat duhet lënë jashtë, përfshirë telefonin. Pra është e pamundur të kontaktohet për t’u verifikuar”.

Gazetari, që ka raportuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ka thënë s’duhet të ketë shumë shqetësime për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor në diasporë, meqë brenda në Kosovës është shumë më i madh.

Ai thotë se bashkatdhetarë derisa nuk kanë interes të drejtpërdrejtë nga zgjedhjet e Kosovës atëherë edhe qëllimin e kanë për të mirën e saj dhe jo për ta dëmtuar me manipulime.

“Vota e bashkatdhetarëve është një votë e pastër dhe prej shpirtit mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera