Lajme

Gazetari Lani thotë se bisedoi me Faton Hajrizin një ditë para vdekjes: Mu dhimt shumë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 20 July 2024

Arsim Lani, gazetar dhe moderator i “Frontal”-it, ka shkruar një shkrim në kujtim të Faton Hajrizit, i vrarë në Serbi pasi vrau një polic dhe plagosi një tjetër ditë më parë.

Në shkrimin e tij, Lani ka treguar se ka pasur kontakt me Hajrizin gjatë kohës sa ishte arratisur.

Tutje, Lani ka treguar se disa herë i ka kërkuar të rikthehet në burg.

-Advertisement-

“Herën e fundit kur folëm ishte ajo nata kritike kur Fatoni u konfrontua me policinë serbe në Loznicë. Ai kishte qenë rrugës së arratisë nga Serbia e mua më thoshte se ndodhej diku në një vend të BE-së. Shfaqej i lumtur që kishte kaluar pa “therë në kamë” territorin e Serbisë. Edhe atë natë folëm për nënën e tij sepse e kishte parë intervistën me të ne Frontal. E pyeta nëse e kishte dëgjuar thirrjen e saj për t’u dorëzuar, por sikur s’deshi të hyj në këtë muhabet. “Shumë gjatë kam nejt në atë qeli”, ndërroi temë për t’ju shmangur pyetjes time. Duket s’ishte momenti për t’i dhënë përgjigje thirrje së nënës. U përshëndetëm për t’u dëgjuar prapë – për intervistë” – ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera