Gazetari Krasniqi jep detaje interesante të kohës së arrestimit të Bacit Jakup
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 10 October 2024
azetari Valdrin Krasniqi ka dhënë detaje nga dita kur katër vjet më parë forcat speciale të EULEX-it, me urdhër të ZPS-së arrestuan Gzëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.
Ai thotë se vajza e Bacit Jakup, Gresa, e ka telefonuar në 7 të mengjesit, të 4 nëntorit 2020 për t’ia kumtuar lajmin se babai i saj po arrestohet për tu dërguar në Hagë.
Krasniqi thotë se pjesëtarët e EULEX-it ishin befasuar kur e kishin parë atë menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët me shpejtësi mbyllen dyert e hekurta të oborrit të tij, për t’i pamundësuar atij të realizojë fotografi.
Postimi i plotë i gazetarit Krasniqi
Ishte ora 7 e mëngjesit, e 4 nëntorit 2020.
Telefoni im po cingeronte dhe pash se ishte Gresa, vajza e Bacit Jakup. Zëri i saj ishte i ngarkuar, teksa më tregonte se EULEX-i kishte hyrë në shtëpinë e tyre për të arrestuar babanë e saj – zërin e UÇK-së. Nuk mendova dy herë. Me vrap shkova drejt shtëpisë së tyre dhe sapo mbërrita, pashë oborrin e mbushur me policë të huaj të maskuar, duke rrethuar atë vend që gjithmonë ishte simbol i lirisë dhe krenarisë.
Si gazetar, instinktivisht kapa aparatin për të fotografuar atë moment të rëndë. Por EULEX-i veproi menjëherë. Ata mbyllën dyert e hekurta, duke mos lejuar askënd të shihte atë që po ndodhte brenda. Ishte një moment që nuk mund ta harroj kurrë – një moment ku padrejtësia ndihej aq e prekshme, ndërsa ne ishim të pafuqishëm përballë saj.
Sot, katër vjet më vonë, të njëjtët xhipa të EULEX-it u parkuan sërish në vendin e njëjtë. Por kësaj here, nuk ishin aty për të marrë Bacin Jakup.
E kishin sjellë atë për një vizitë të shkurtër në shtëpi, që të vendoste një buqetë lulesh mbi varrin e vëllait të tij, Azemit, të cilin nuk e kishte parë për katër vjet. Azemi ndërroi jetë të shtunën dhe Baci Jakup nuk kishte pasur mundësinë t’i jepte lamtumirën e fundit. Për shkak të procesit në Hagë, Baci Jakup nuk ishte aty as për dasmën e djalit të tij të vetëm, Altinit, i cili tashmë është bërë baba.
Nuk mundi të ishte as në dasmën e vajzës së tij, Gresës, e cila po ashtu është bërë nënë.
Dhimbja për të gjitha këto momente të humbura është e pamasë, por Baci Jakup mbetet i fortë, siç ka thënë gjithmonë: “Njeriu është më i fortë se guri.” Sot, ne e përshëndesim Bacin Jakup me shpresën që së shpejti ta shohim përsëri në Kosovë, në atë tokë për të cilën ai dha gjithë jetën e tij. Jeta vazhdon, por historia e tij është një testament i sakrificës dhe forcës njerëzore. Te presim shpejt, Bac, në vendin tënd të dashur.
Të tjera
-
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare
Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit...
-
Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë pë...
-
Mediat amerikane: Smith planifikon të japë dorëheqjen
Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të j...
-
Vrasja që tronditi Klinën, krejt çka dihet deri më tani
Pasditen e së mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rën...
-
Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka theksuar se është krenar që e udhëhoqi fus...
-
Osmani dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar me president...
-
Kurti e Vitia sot vizitojnë punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe të Nefrologjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ...
-
Clark: Shqipëria po ecën mirë me ekonomi, Kosova mundet të bëjë më shumë – Trump do t’i marrë vendimet e duhura për rajonin
Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekon...
-
KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik gjatë ditës së enjte
KEDS ka njoftuar se do të ketë punimet në rrjetin elektrik gjatë ditës së enj...
-
IHMK: Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do jetë me diell d...
-
Bajrami: Konflikt interesi në ATK, Murati ka emëruar në Bord të Ankesave përfaqësues të kompanive të kontabilitetit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, ...
-
Këta janë dy të rinjtë që u vrạnë në Klinë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku të vrarë ...