Lajme

Gazetari Fahri Musliu rrëfehet në detaje për të thënat mbi atësinë e tij ndaj presidentit serb Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 26 November 2022

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu ka folur rreth të thënave mbi atësisë së tij ndaj Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai këtë histori të bujshme mediatike e ka sqaruar në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, duke treguar se çfarë pyetje merr nga qytetarët në rrugë që besojnë se ai është babai i presidentit serb Vuçiq.

“Çdo ditë ke nëpër rrjetet sociale ku më thonë se pse s’po e detyron atë djalin tënd me na njoftë, me e njoftë Kosovën. Unë tash po reagoj, po them ‘s’po më dëgjon bre. Çka ka me bo, më ka dalë prej dore’. Pra, është një shpifje me të thënë të drejtën e hidhur mjaft. E hidhur, sepse shpifjet janë të tilla. Po të kishte diçka konkrete unë jam njeri i tillë që e pranoj sikur që e pranoj fëmijën tim, bie fjala”, u shpreh ai.

-Advertisement-

“Tash dikush thotë keni shumë ngjashmëri, unë i them po de po ngjashmëri, por çka të bëj unë se fëmijët e mi nuk më ngjasojnë mua, atëherë të kujt janë ata? A e dini ju se në botë shtatë njerëz janë klon? Jo, por po flet sikur ti ai, po ndoshta po flet sikur unë”.

Musliu më tutje shton se “Kjo ka ndodhë në tetor para 8 vitesh. Më herët ka shkruar një portal serb vetëm me 1, 2 fjali se ka dalë informata prej RTS (Radio Televizionit Serb) se kinse Vuçiqi kur veçse në atë periudhë pati filluar të afirmohej si zv.kryeministër, është djali i Fahriut”.

Madje, ai shprehet se këto lajme kishin bërë që të reagonte edhe vajza e tij e cila poashtu ishte gazetare.

“Llogarite, unë kam shkuar në vitin 1972 në tetor në Beograd, Vuçiqi ishte i lidhur në vitin 1970. Çka? S’kam qenë kurrëkund. Kam qenë mësues, ushtar. Kjo është e vërteta. Është e vërteta tjetër se nënën e VUÇIQIT e kam njohur që nga viti 1985 si gazetare e TV-Novi Sadit , korrespodente nga Beogradi me të cilën jam takuar në Kuvend të Jugosllavisë, në Kuvendin e Serbisë si me shumë e me dhjetëra gazetarë dhe gazetare tjera nga ish-Jugosllavia”

I pyetur nga autori i emisionit se a ka punuar në të njëjtën zyre me nënën e Vuçiqit dhe a ka njohuri Vuçiq mbi spekulimet se ai mund të jetë djali i tij, Musliu iu përgjigjet këtyre pyetjeve të cilat mund t’i dëgjoni në linkun në vijim nga minuta: 35’ 12”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera