Gazetarët: Mbyllja e informacioneve nga institucionet e dëmton gazetarinë
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 08 November 2022
Mohimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga institucionet shtetërore po vlerësohet i dëmshëm nga gazetarë e përfaqësues të tyre. Ata thonë se nuk është e drejtë që institucionet të mbyllin informacionet dhe dokumentet publike, pasi kjo dëmton gazetarinë dhe privon gazetarët nga informimi i drejtë i publikut.
“Secili person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike”. Kështu thuhet në nenin 41 të Kushtetutës. Megjithëkëtë, jo rrallëherë qytetarëve dhe gazetarëve kosovarë u mohohet qasja në dokumentet e kërkuara.
Me një përvojë të tillë, këtë viti është ballafaquar edhe gazetarja Mira Avdimetaj. Ajo tregon për Radio Kosovën se pas një beteje disa mujore me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila nuk i lejoi qasje në faturat e shpenzimeve për karburante të diplomatit Prindon Sadriu, ishte ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Përkundër vendimeve të AIP-së, në favor të saj, Avdimetaj thotë se nuk arriti të ketë qasje në dokumentet e kërkuara.
“Pas ankesës sime, AIP fillimisht e ka gjobitur me 3 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme, për mos lejim të qasjes, por prapë s’kam marr përgjigje. Pastaj është shqiptuar edhe një gjobë tjetër prej 10 mijë eurosh dhe prapë s’kam marr përgjigje. Si përfundim, nuk më është lejuar qasja në dokumente publike, për çka është gjobitur institucioni në fjalë dhe buxheti i Kosovës është dëmtuar me 13 mijë euro, duke i bërë favor një personi që ka shërbyer si diplomat në Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.
Avdimetaj thotë se pas gjithë ndodhive, MPJD i ka dërguar shpenzimet totale të Ambasadës në Shkup, por jo specifikisht të diplomatit Sadriu.
Getoarbë Mulliqi – Bojaj, drejtore ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve, thotë se gazetarëve shpesh u mohohet qasja në dokumente.
“Po, është problematike mos lejimi i qasjes, sepse është obligim i gazetarëve që të informojnë qytetarët. Ne jemi pro asaj se të gjitha të dhënat që u duhen gazetarëve duhet të jenë të qasshme. Kjo është e rregulluar edhe me ligj, por nuk është që respektohet sa duhet. Fatkeqësisht, ne nuk kemi të dhëna të sakta se sa herë janë refuzuar gazetarët nga institucionet”, tha ajo.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Medieve të Shkruara, Imer Mushkolaj, thotë se është shqetësuese fenomeni i jo transparencës nga institucionet publike dhe privimi i gazetarëve nga informimi i drejtë.
“Nuk është detyrë e asnjë institucioni, e asnjë qeverie, që informacionet dhe dokumentet publike t’i mbyllë, vetëm shkak se konsideron se kështu është më e mirë për qeverisjen e tyre. Institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria, duhet që sa më parë të hapen karshi publikut dhe gazetarëve, sepse, vetëm në këtë mënyrë mesazhi i plotë arrin te qytetarët. Pra, institucionet nuk duhet të kenë të drejtën që t’i privojnë gazetarët nga qasja në dokumente publike, dhe rrjedhimisht ta privojnë edhe publikun nga informimi profesional”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Në një përgjigje me shkrim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, kanë treguar se deri më tani, gjatë këtij viti kanë pranuar 41 ankesa për qasje në dokumente publike nga komuniteti i gazetarisë, prej të cilave 31 ankesa janë mbyllur, duke jetësuar të drejtën për qasje në dokumente publike gjatë procesit të shqyrtimit të ankesës, të zhvilluar ndërmjet AIP-së dhe institucionit publik, ndërsa dhjetë ankesa janë në shqyrtim e sipër.
Të tjera
-
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare, edhe këtë mëngjes përballen me pritje të gjata
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përba...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë hedhjen e shortit për subjektet...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius
Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës paras...
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...