Lajme

Gazeta zvicerane sjell detaje për tërmetin që shkundi Zvicrën

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 10 September 2022

Një tërmet i fortë e ka tronditur sot gjithë Zvicrën, shkruan Blick.ch.

Epiqendra ishte në zonën përreth Mulhouse në kufirin me Zvicrën, rërmeti është ndjerë më fort aty. Sipas sizmografëve, mund të ketë dëme të vogla.

Tërmeti është ndjerë edhe në pjesë të tjera të Zvicrës.

-Advertisement-

Një reporter nga Nidëalden ka treguar për momentin kur i përjetoi dridhjet e tokës.

“Doja të shikoja ndeshjen St. Gallen-Sion kur pothuajse më rrëzoi nga karrigia. E gjithë shtëpia ime u drodh”, tha ai.

Një tjetër tha se “E kam dëgjuar edhe dridhjen. Ishte si një aeroplan që fluturonte poshtë mbi mua.”

Pas tërmetit të parë, pas gati 10 minutash pati goditje të tjera të tërmetit. Me një forcë prej 2.8, kjo ishte pak më e dobët se e para, por ende e dukshme, shkruan Blick.ch. Sipas ETH, epiqendra e pasgoditjes ishte gjithashtu në Mulhouse.

Toka u drodh edhe në Aargau.

“Po punoja në zyrën time të shtëpisë kur papritmas ndjeva tërmetin. Në fillim u trondita pak. Ndihej vërtet e çuditshme”, shkroi një qytetar i Aargau.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera