Sport

Gazeta spanjolle: Kylian Mbappe i ka thënë ‘po’ Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 31 March 2023

Kylian Mbappe i ka thënë “po” Real Madridit.

Gazeta spanjolle ‘AS’ në Spanjë bën me dije se kapiteni i Francës dhe sulmuesi i PSG-së ua ka bërë të qartë drejtuesve parisien se do të largohet nga skuadra në verën e vitit 2024, duke dashur të realizojë ëndrrën e tij për t’u transferuar në Real Madrid.

Mbappe sheh që koha kalon dhe te PSG iluzioni për të fituar një Champions League është kthyer në një utopi.

-Advertisement-

Dëshira e tij do të ishte të largohej nga Parisi këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t’ia hapë derën, duke përjashtuar një surprizë të madhe.

Kështu, gjithçka tregon se ai do të duhet të presë deri në vitin 2024 për t’iu bashkuar Realit.

Mbappe është këmbëngulës për të ndërmarrë hapa dhe tashmë i ka thënë drejtuesve në Madrid se ai do të jetë njw galaktik më së voni deri në sezonin 2024-25.

Kontrata e rinovuar pranverën e kaluar e lidhi atë me PSG-në deri në vitin 2025 nëse skuadra pariziene fiton Ligën e Kampionëve. Ndryshe, siç ndodhi me eliminimin në fazën e 16-të, lidhja e sulmuesit me ekipin aktual përfundon në vitin 2024.

Kontrata do të zgjatej vetëm për një vit nëse Mbappe dëshiron, diçka që futbollisti ka vendosur të mos e bëjë.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Mbappe siguron se asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë të ndryshojë mendje apo të pengojë largimin e tij në Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera