Sport

Gazeta serbe: Mafia shqiptare kishte vënë baste për të kuqin e Ronaldos! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 24 September 2018

Në Serbi nuk dinë se çfarë të shpikin gjëra të tjera kundër Shqipërisë dhe së fundmi kanë dalë me një teori konspirative ku kanë përdorur mjaft fantazi për të shpjeguar se pse Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias nga Feliks Brysh. Sipas tyre, është mafia shqiptare që ka kërkuar dënimin e futbollistit portugez, për shkak se kishte vënë shuma të mëdha bast për një eventualitet të tillë.

“Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, titullohet në shkrimin e të përditshmes “ALO”, e cila bën disa lidhej konspirative. Sigurisht, gjithçka e lidhin me urrejtjen që kanë për Brysh, i cili gjykoi ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Zvicrës në Botëror.

“Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos.

-Advertisement-

Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh.

Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve!”, shkruhej në artikullin e “ALO”, që argumenton se kjo ka qenë ndeshja e fundit ndërkombëtare për Brysh.

Meritojnë komplimente për imagjinatën, apo jo? /vipsport.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera