Lajme

Gazeta ruse, Novaya Gazeta pezullon punën

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 28 March 2022

Gazeta ruse, Novaya Gazeta tha se ka pezulluar punën online dhe shtypjen e gazetës, deri në përfundimin e “operacionit të posaçëm” të Rusisë në Ukrainë, term që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës.

Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.

Gazeta, që veçse ka hequr materialet nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus, tha se ka pranuar edhe një paralajmërim nga rregullatori i mediave të Rusisë të hënën lidhur me raportimin e saj. Ky paralajmërim, sipas Novaya Gazeta, ka bërë që gazeta të pezullojë operacionet e saj./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera