Sport

Gazeta gjermane zbulon emailin që Liverpooli ia kishte kthyer Barcës për Coutihon

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 23 September 2017

Gazeta prestixhioze gjermane, “Der Spiegel” e ka mësuar të vërtetën e sagës Coutinho-Barcelona.

Skuadra katalonase kishte ofruar 150 milionë euro në verë për yllin brazilian për të cilat Liverpooli nuk deshi fare të dëgjoi.

Liverpooli i kishte dërguar Barcelonës dy emaili për ofertën e tyre.

-Advertisement-

“Nuk është në shitje për asnjë çmim” ishte emaili i parë. Në ofertën e dytë e cila ishte 150 milionë euro, Liverpooli i kishte dërguar një email më të prerë.

“Ne ju kërkojmë miqësisht të ndaloni ngacmimin e Coutinhos publikisht dhe privatisht. Asnjë sasi e parave nuk do të ndryshojë mendjet tona” thuhej në emailin e Liverpoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera