Gazeta gjermane shkruan për romët e Kosovës, akuzon OKB’në për papërgjegjësi
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 30 May 2017
“Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje çështjes së romëve të dëbuar që u vendosën nga Unmik-u në toka të kontaminuara me plumb në Mitrovicë. Në bazë të një vendimi të Komisionit për të Drejtat e njeriut të misionit të OKB-së në Kosovë, Unmik, në shkurt 2016, vendosja e romëve në Mitrovicë ka qenë jolegjitime dhe se romët kishin të drejtë për dëmshpërblim dhe kërkim ndjese. Romët pritën një vit.
Një çështje që mbeti pezull, deri në shkurt 2017, “kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vendosi…se nuk do të ketë as ndjesë dhe as dëmshpërblim. Në vend të kësaj OKB-ja do të mblidhte fonde për projekte ndihme për romët në Mitrovicë e përreth.”
NZZ kritikon këtë vendim të OKB-së, duke theksuar se ata që vuajnë janë familjet rome, që në vitin 1999 u dëbuan nga vendqëndrimet e tyre në bregun jugor të lumit Ibër nga shqiptarë të armatosur. “Pikërisht këtu Unmik-u ngriti kampe provizore për rreth 600 persona. Por askush nuk e di pse ato u ngritën as 200 metra larg grumbujve me mbeturina industriale të një fonderije plumbi.”
Unmik e dinte që në vitin 2000, që trualli në këtë ambient ishte i ndotur, sidomos për fëmijët, vëren NZZ. Sëmundjet dhe vdekjet u shtuan si pasojë, vazhdon NZZ, por kampet provizore u shtuan. “Romët u zhvendosën në vitin 2006, në ish-kampin ushtarak, Osterode. Nuk është e kuptueshme, se pse zgjati 11 vjet, derisa një pjesë e familjeve rome të rikthehej në zonën e rindërtuar në bregun e Ibrit.”
NZZ e mbyll artikullin e saj me qëndrimin kritik, se romët, që nuk kishin se ç’të fitonin në konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve u harruan në tokën e helmuar të Mitrovicës.
Ndërsa në një artikull tjetër, gazeta shkuran për përhapjen e racizmit në Evropë. Në këtë kontekst përmenden sulmet ndaj familjeve turke në Gjermani, para 24 vitesh – si pasojë e armiqësisë ndaj të huajve. “Ne shohim për fat të keq, se në botën perëndimore po përhapet racizmi, armiqësia ndaj të huajve dhe armiqësia ndaj botës islame”, citohet të ketë kumtuar Ministria e Jashtme e Turqisë. Sipas saj, nga sulmi në Solingen të Gjermanisë kanë kaluar 24 vite, por ende nuk janë gjetur aktorët e sulmit ndaj familjes turke.
Të tjera
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...