Lajme

Gaxherri flet për deklaratën e Haradinajt, tregon se a do ta votojnë shfuqizimin e Speciales

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 04 January 2018

Deputetja Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka hedhur poshtë deklaratën e Sekretarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj – duke thënë se kjo është një ndër të pavërtetat e Nasimit, dhe një ndër spekulimet e tij.

Ajo në një prononcim për “GazetaBlic” ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se është fort e bindur që LDK në këtë temë është e unifikuar njëqind për qind, dhe se të gjitha ato se çka deklaron ai (Nasim Haradinaj) dhe të tjerët janë spekulime.

“Ne e kemi pranuar një gjykatë të tillë pa marrë parasysh sekuencat, por kur kthehesh në anën tjetër, drejtësia duhet të vihet për secilin kriminel, nuk ka rëndësi se çfarë gjykate është ajo, me rëndësi është të gjykohet ai që është kriminel” – ka thënë Gaxherri.

-Advertisement-

Në anën tjetër nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë sot për Radio Dukagjinin se në muajin janar do të përfundojë çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën.

Madje, ai tha se edhe disa deputetë të LDK-së do ta mbështesin një vendim të tillë.

“Po them se do të bëhet kuorumi dhe pres që brenda muajit do të përfundohet kjo çështje. Kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro…

Ka njerëz në LDK që do të abstenojnë dhe ka edhe të atillë që do të votojnë pro.

Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë kanë pasur të votojnë 7 deputetë të LDK-së që do të votonin pro”, u shpreh Haradinaj
.
Edhe Vjosa Osmani deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, pak orë më parë e ka demantuar këtë deklaratë të bërë nga Haradinaj, duke quajtur si dezinformatë.

Ajo për “Express” ka thënë se ‘LDK është unike në qëndrimin e saj për ta kundërshtuar këtë nismë, e cila dëmton sovranitetin e vendit dhe miqësinë me partnerët bashkë me të cilët ndërtuam shtetin’.

Më datë 22 dhjetor të viti që shkoi, me kërkesën e 43 deputetëve, është kërkuar seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që nuk u mbajt.

Një kërkesë e tillë nxiti debate e reagime të shumta në vend dhe erdhi pas peticionit për Specialen që ishte iniciuar nga OVL-UÇK, të cilët kishin arritur t’i mbledhin mbi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, duke e dorëzuar më pas në Parlament. / © GazetaBlic /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera