Gattuso: Vuaj nga miastenia dhe nuk jam vetvetja, por do mbijetoj
Autori: Gazeta inFokus
07:30 | 25 December 2020
Napoli vijon të zhgënjejë me rezultatet në fushë, pasi mbrëmjen e djeshme nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Torinon në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa trajneri Gatuso u ankua për dëmtimet e shumta dhe kalendarin e ngjeshur.
“Jemi të lodhur dhe na mungojnë shumë lojtarë, ndaj duhet të kënaqemi me këtë barazim. Kemi 4 muaj që luajmë çdo tre ditë dhe sigurisht që kjo nuk është aspak e lehtë. Ndaj Torinos edhe mund të kishim fituar, por duke parë si erdhi ndeshja, duhet të jemi të lumtur edhe me një pikë”, tha Gattuso.
Trajneri napolitan prej dy javësh është shfaqur në fushë me një sy të fashuar, pasi vuan nga miastenia, ndërsa në konferencën për shtyp ka folur edhe për gjendjen e tij shëndetësore, teksa ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë.
“Sot po dal para mediave pa fashë në sy sepse dua t’i them diçka të gjithë atyre fëmijëve që nuk u duket vetja i bukur: jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Kam lexuar që do të vdes brenda disa muajve. Rrini të qetë, nuk do të vdes. Jam gjallë dhe do të mbijetoj. Vuaj nga miastenia prej 10 vitesh, është hera e tretë që më godet. Kësaj radhe ishte e goditje e fortë, por do të kalojë dhe syri do të shërohet. Shoh dyshe, e kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë punën, por në jetë ka gjëra edhe më të këqija. Unë po bëj punën që më pëlqen dhe nëse do të mund të zgjidhja se si vdes, dua të vdes në fushë”, tha trajneri i Napolit.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































