Sport

Gattuso nuk nxehet me arbitrin: Të gjithë gabojmë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 16 March 2018

Gennaro Gattuso nuk është i nevrikosur me gjykimin e ndeshjes Arsenal-Milan nga ana e suedezit Erikson.

Arbitri i takimit akordoi një 11-metërsh shumë të dyshimtë për anglezët, ndërsa disa minuta më vonë nuk ndëshkoi me penallti prekjen e topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit të Arsenalit.

“Nuk dua të flas për arbitrat. Edhe atyre u lejohet që të gabojnë”, tha trajneri i kuqezinjve, i cili shtoi se Milani e humbi sfidën me Arsenalin në San Siro.

-Advertisement-

“Jam krenar për djemtë. Kalimin në fazën tjetër e humbëm që në Milano. U nevrikosa pasi pësuam golin e dytë, pasi u dorëzuam. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë”, u shpreh Gattuso.

Në lidhje me gabimin e Donnarumës në golin e dytë të vendasve, trajneri i Milanit theksoi: “Duhet të ringrihet. Është folur shumë për Reinën këto ditë. Duhet ta lëmë të qetë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera