Sport

Gattuso motivon ekipin e Milanit me fotografinë e futbollistit të Interit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 21 December 2017
Gennaro Gattuso ka përdorur një fotografi të sulmuesit të Interit, Ivan Perisic për t’i motivuar futbollistët e tij për ndeshjet e ardhshme.
Gennaro Gattuso ka gjetur një mënyrë unike për t’i motivuar futbollistët e Milanit për daljen nga kriza e rezultateve negative në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i “Rossonerëve” ka përdorur një fotografi të sulmuesit të Interit, Ivan Perisic për t’i motivuar futbollistët e tij për ndeshjet e ardhshme.

Perisic kishte sinjalizuar rezultatin 2:2 tek bashkëlojtarët e tij pas barazimit të Milanit me Beneventon, përcjell “lajmi.net”.

Gattuso e ka përdorur fotografinë e kroatit për t’i motivuar futbollistët e tij që të jenë edhe më të uritur për t’u rikthyer në rrugën e duhur pas humbjes së rëndë nga Verona me rezultat 3:0.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera