Lajme

Gati 6,500 njerëz arritën të largohen nga Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 16 March 2022

Afër 6,500 ukrainas nga ta 2,039 fëmijë kanë arritur të dalin nga  Mariupoli qytet ky i rrethuar nga forcat ruse.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, e cila tha se 6,426 njerëz mbërritën në Zaporizhzhia nga Mariupol, duke përfshirë 2,039 fëmijë, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, mediat nga atje raportojnë se forcat ruse sërish nuk kanë lejuar një autokolonë ndihmash humanitare të hyjë në qytetin Mariupolit që po mbahet i rrethuar dhe po granatohet pa pushim tash e sa ditë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera