Lajme

Gastronomet i qojnë selam Hotit: Nuk do të mbyllemi pa ndonjë plan konkret

Autori: Doresa Geci 12:38 | 16 October 2020

Rritja e numri të personave të infektuar mund të qojë vendin drejt izolimit total.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për medie.

Por mbyllje totale pa bërë ndonjë planë nuk do të pranojnë gastronomet e Kosovës.

-Advertisement-

Në një prononcim për Gazeta Infokus, Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se Qeveria duhet të subvencionojë sektorin e tyre ose për ndryshe nuk do të pranojnë mbylljen.

“Pa u ba një plan konkret për sektorin e gastronomisë qysh kanë me ndihmu na nuk kemi me pranuar mbylljen. Pra ne kërkoj një plan konkret për sektorin e gastronomisë atëherë mundem me disktu mbylljen, ama vec me mbyllë pa bërë një planë konkret pa subvencion bizneset gastronomike ne nuk e pranojmë”, ka thënë ai për Infokus.
E kryeministri Hoti, kishte fajësuar gastronomet për rritjen e rasteve.

“Bëmë një vlerësim të burimeve të infektimeve dhe shtimit të rasteve se kush po shkakton rritjen e rasteve dhe vlerësimi është shqetësues. Rastet po shtohen nga gastronomia dhe nga institucionet, është e papranueshme që bartësit e institucioneve të mos kujdesen për mirëmbajtje të plotë të masave gjatë funksionimit të institucionit”, tha Hoti.

Mirëpo me një gjë të tillë nuk pajtohet assesi, Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi.

“Nuk është fajtorë veç gastronomia për përhapjen e virusit, ka një pjesë që nuk e respektojnë masat, amo tash janë hap edhe kufijtë, është hapur kufiri me Maqedonin ku ata i kanë nga 700 raste në ditë, janë hap edhe objektet fetare, janë hap edhe kinematë” deklaroi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera