Lajme

Gashi thotë se brenda LDK-së nuk ka përkrahje për koalicion me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 July 2017

Analisti Dardan Gashi, ka thënë se nga kontaktet që ka me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e di që nuk ka përkrahje për koalicion të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është domosdo, ndaj duhen bërë bashkë partitë, pa inate, për të mos bllokuar procese shumë të rëndësishme për vendin.

“Rekomandimet e miqve tanë janë që institucionet tona të krijohen sa më shpejtë. Nuk ka kohë për eksperimente në këtë fazë. Duhet të bëhemi bashkë, sic jemi bërë gjithmonë. Besoj ju kujtohet të gjithëve, se Ibrahim Rugova në asnjë moment nuk ka bllokuar proceset. Kush janë këta njerëz të LDK-së që duan të bllokojnë proceset e vendit, për të shfryrë mllef personal?”, ka thënë Gashi në Zona B të Klan Kosovës.

-Advertisement-

“Kushdo që thotë se ka marrëveshje personale me deputetë për qeverinë do që ta dëmtojë këtë proces. Nuk mund të thuhet ndryshe kjo gjë”.

“Ne nuk duhet të lejojmë që në baza fiktive, në baza të njerëzve që duhet të fitojnë nga problemet, që ata të ndërtojnë karrierë politike. Dihet kush janë ata që anatemojnë shtetin dhe që duan të ndërtojnë karrierë mbi këtë gjë”.

“Nuk ka përkrahje për një bashkëpunim të ngushtë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Këtë gjë mund ta them nga kontaktet e mia personale me njerëz të LDK-së”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera