Lajme

Gashi – Thaçit: Kryje detyrën kushtetuese ose ne me VV-në do të veprojmë njëjtë si në Maqedoni! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 07 July 2017

Deputeti i zgjedhun tash se fundi ne zgjedhjet e 11 Qershorit, Arben Gashi nga LDK prej emisionit Rrokum Roll te Televizionit Rrokum i ka çue selam Presidentit te vendit Hashim Thaçit se ai duhet me kry detyren kushtetuese qe i takon, ose ne te kunderten LDK bashke me Vetevendosjen kane me veprue sikur ne Maqedoni.

Derisa tue fole per procesin e ngadalshem te KQZ, Gashi ka thane se nuk e sheh problemin aty, por te ankimimi i kandidateve te cilet kane mendue se ju ka shkele e drejta e tyne dhe ata kane pase te drejte me kerkue drejtesi, dhe se kjo asht nji faze normale.

“Une pres qe nese neser certifikohen zgjedhjet, dikun kah fundi i javes se ardhshme, duhet m’u mbajt seanca konstituive dhe m’u zgjedh kreu i Kuvendit dhe Nenkryetaret”, ka thane Gashi tue shtue se ne kete forme edhe i hapet dera krijimit te Qeverise.

-Advertisement-

Ai ka thane se Thaçi duhet me ja dhane, kandidatit te PAN’it  mundesine e pare e nese e merr besimin atehere krijohet Qeveria e ne te kunderten, atehere, Presidenti duhet me ja dhane mundesine, te dytit i cili e ban shumicen.

E sa i perket mundesise se bashkimit te LDK’s me VV’n, ai ka thane se kjo asht e tmerrshme si koncept ngase LDK nuk asht krijue me ju bashkue dikujt por asht krijue qe asaj me ju bashkue dikujt tjeter.

Simbas tij, LDK asht ma mire me ndejt ne Opozite se sa me ju bashkue dikujt dhe ne kete forme edhe ka me u rigjenerue.

Per ma shume shihne videon e plote. /Rrokum.Tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera