Lajme

Gashi: Osmani, Kurti e Gërvalla duke e mbrojtë Martin Berishajn po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 11 January 2023

Analisti Shkëlzen Gashi thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeminsitri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla duke e mbrojtur ambasadorin Martin Berisha po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar nga ai.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook e quajti Martin Berishajn hajduk.

“’Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.

-Advertisement-

Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij. DORËHEQJA NUK MJAFTON!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera