Lajme

Gashi: Nuk ka përçarje brenda LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 12 September 2018

Zyrtari i LDK-së, Agim Gashi ka bere të ditur se brenda kësaj partie nuk përçarje por ka vetëm mendime të kundërta më njeri-tjetrin.

“Jo, nuk ka përçarje brenda LDK-së. në asnjë nivel institucional të LDK-së, qoftë në nivel dege, qoftë në nivel të strukturuarve qendrore të partisë, nuk ka asnjë përçarje. Mund të ketë mendime të ndryshme rreth temave të ndryshme, por përçarje nuk ka. Dhe çështjet individuale nuk mund të reflektohen në nivel partiak”, theksoi Gashi.

Këto komente, asamblisti i GP të LDK në komunën e Prishtinës i bëri në një konferencë për media kur foli për gjendjen aktuale të arsimit në komunën e Prishtinës.

-Advertisement-

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetja Vjosa Osmani që vijnë nga e njëjta parti, janë përfshirë në një debat të ashpër në rrjetet sociale për temën aktuale rreth mundësisë shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Haziri ka deklaruar se Lugina e Preshevës do të jetë Kosovë, ndërsa Osmani ka thënë se është kundër ndarjes së Mitrovicës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera