Lajme

Gashi: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda dy vitesh

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 22 October 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Gashi tha se ka një kërkesë që brenda dy vitesh të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Gashi tha se Kosova për momentin ndodhet në pozitë të favorshme dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

“Më herët pata deklaruar se para pushimeve verore, se është situate dinamike në mënyrën se si po zhvillohet politika. E kemi qasjen gjeostrategjike se po lëviz rendi botëror, pra po vendoset një rend I ri botër, e kemi një administrate në SHBA që është njohëse e mire e çështjes së Kosovës, pra kemi një momentum të mire të cilin duhet me e shfrytëzu dhe kemi po ashtu një kërkesë që brenda dy vitesh të përmbyllet ky proces”

-Advertisement-

“Vetë zoti Kurti doli para disa ditësh e tha se kemi më pak se dy vite për të arritur këtë marrëveshje. I kemi më pas se dy vjet për me pa se ku mund të arrijmë përndryshe situatat mund të lëvizin, në rast hipotetik nëse Serbia lëviz drejt perëndimit atëherë do të jetë më problematike për Kosovën. Për momentin e kemi pozicionin e mire dhe duhet ta shfrytëzojmë” tha Gashi në Blic Interview.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera