Lajme

Gashi: Kryeministri pranon Asociacionin, populli në terr

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 31 October 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se “populli është në terr edhe kur kryeministri publikisht pranon statutin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Përmes një reagimi në Facebook, Gashi ka thënë se rezoluta e nxjerrë më parë nga Kuvendi përcakton qartë se Qeveria duhet të raportojë në Kuvend pas çdo raundi të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkaq, më 03.11.2023 (ditën e premte), do të mbahet seanca raportuese e kryeministrit lidhur me pranimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. E, sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, iu kam dërguar krerëve të pushtetit një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, përkatësisht për dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin kryeministri tashmë veç e ka pranuar edhe publikisht”, deklaroi Gashi.

-Advertisement-

Ai tha se shpreson që pushteti të respektojë të drejtën e deputetëve dhe një ditë para seancës t’u dërgojë dokumentet e statutit të Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera