Gashi i drejtohet Qeverisë: Ktheni mjetet te komunat, vijojmë punën e rregullt si opozitë në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 May 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës kushtëzon kthimin e saj në punimet e Kuvendit të Kosovës me kthimin e 37.5 milionëve te komunat.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se reflektimi i pushtetit në këtë rast nuk mund të quhet dobësi.
“Pushtetit të dobët i duhet reflektim, ndërsa reflektimi nuk është dobësi, por mundësi”.
Ai thotë se nëse pushteti reflekton do të vijonte puna e rregullt e opozitës në Kuvend.
“Reflektimi eventual i pushtetit do të rezultonte me zbatim të ligjit. Do të iu mundësonte komunave menaxhimin e të hyrave vetanake, si e drejtë ligjore dhe kushtetuese e tyre. Me këtë rast, do të vijonte edhe puna jonë e rregullt si opozitë”.
Ai thotë se komunat kanë nevojë për t’u zhvilluar, derisa shprehet se dëshirojnë të kalojnë në Kuvend edhe marrëveshjet ndërkombëtare që varet edhe nga votat e opozitës.
“Ne duam që 37.5 milion euro t’u kthehen komunave për realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Duam që komunat të mos privohen nga e drejta për t’u zhvilluar. Po ashtu, duam që çdo marrëveshje ndërkombëtare në dobi të vendit të kalon. Krejt kjo varet nga vullneti i pushtetit. Është në dorën e tyre. Është përgjegjësia e tyre. Ne i duam të mirat e qytetarëve si tërësi dhe jo si të pjesshme”.
“Pra, ne jemi gati të vijojmë me punë të rregullt opozitare, vetëm atëherë kur pushteti reflekton dhe e zbaton Kushtetutën e Republikës”, ka shkruar tutje Gashi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...