Lajme

Gashi e Bekteshi në takim me bujqit e Obiliqit: Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 30 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka takuar bujqit në Obiliq.

Ai përmes një postimi tha se së bashku me kandidaten për deputete nga LDK, Linda Bekteshi, zhvilluam një takim me bujqit e Komunës së Obiliqit, ku shpalosëm para tyre Programin e LDK-së për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor.

“Takim me bujqit e Obiliqit. Së bashku me kandidaten për deputete nga LDK, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim me bujqit e Komunës së Obiliqit, ku shpalosëm para tyre Programin e LDK-së për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor. Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe një sektor me rëndësi jetike për mirëqenien e qytetarëve. Në këtë drejtim, LDK-ja është e përkushtuar për të ofruar më shumë investime, mbështetje financiare dhe masa lehtësuese për fermerët, me qëllim të rritjes së prodhimit vendor dhe fuqizimit të ekonomisë rurale.” , ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje tha se ky takim u mirëprit me mbështetje të fuqishme nga bujqit e Obiliqit, të cilët ndanë sfidat e tyre dhe shprehën besimin në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e subvencioneve dhe krijimin e mundësive të reja për fermerët kosovarë.”  ka thënë Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera