Lajme

Gashi: Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Këshill të Evropës është sukses historik

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 October 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Kosova po dëgjohet, zëri i saj i merituar po e merr vëmendjen e merituar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i Republikës së Kosovës.

“Krenar me Kosovën tonë”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Shtëpia mbahet me miq.

Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.

Krenar me Kosovën tonë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera