Gashi: Deri në qershor, Istogu do të bëhet me palestër
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 25 February 2019
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është zotuar sot në Istog se brenda 5 muajsh ky qytet do të ketë palestrën sportive.
Këtë premtim Gashi e bëri gjatë vizitës në Palestrën Sportive në Istog, ku po zhvilloheshin punimet për përgatitjen e kësaj qendre.
I pyetur për stërzgjatjen e projekteve për palestrën sportive në Istog, Gashi tha se tashmë ka ardhur koha të ndërpritet drama e shkaktuar deri më tash, duke përfunduar një palestër e jashtëzakonshme në të cilën do të ushtrojnë edhe hendbollistët e Istogut të cikët kanë hyrë në gjashtëmbëdhjetëshën e parë në Evropë.
“Janë pikërisht këto projekte që nuk janë përfundu dhe kanë stërgjatë shumë, që ka 13 vite që ka fillu. Një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistët e Istogut që kanë tregu sukses të jashtëzakonshëm. Zotohem që ky projekt do përfundojë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019. Mjetet financiare tashmë i kemi të gjitha të siguruara. Kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve. Është investim kryekëput i MKRS dhe besoj se do jemi të vendosur që për këto 5 muaj që kanë mbet këtë palestër të ia dorëzojmë Komunës së Istogut”, tha ai.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti do të përfundojnë të gjitha projektet e filluara tash e sa vite për palestrat sportive. Ai tregoi se tashmë ka përfunduar palestra e Shtimes dhe Rahovecit, ndërsa palestra e Istogut do të jetë projekti i radhës që do të përfundojë brenda këtij viti.
Gashi shprehu mbështetjen e tij për hendbollistët e Istogut, derisa shtoi se janë duke ndihmuar të gjitha klubet që kanë treguar suksese.
Të tjera
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....