Lajme

Gashi: 654 raste aktive me Covid-19 në komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 06 July 2020

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka njoftuar se nga data 20 mars janë shënuar 900 raste me Covid-19.

Gashi tha se janë 654 raste aktive në komunën e Prishtinës.

Sipas tij janë 241 raste janë shëruar nga koronavirusi, dhe zyrtarisht pesë raste kanë përfunduar me fatalitet.

-Advertisement-

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 900 raste me #covid19 prej të cilave 654 raste janë ende aktive. Kemi 241 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 5 raste që kanë përfunduar me fatalitet”.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 900 raste me #covid19 prej të cilave 654 raste janë ende aktive.

Kemi 241 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 5 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera