Fun & Video

Gara e çuditshme e rusëve, fitues është ai që i reziston shuplakave të kundërshtarit (Video, +16)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 16 May 2018

Kemi pasur rastin të shohim që ngjarje të ndryshme ndodhin në Rusi, duke filluar nga larja në lumenj pothuajse të ngrirë ku temperaturat arrijnë deri në minus 40 gradë celsius, e deri te pirja pa kufi e vodkës.

Megjithatë, ata njihen edhe për organizimin e një gare të pazakontë, ku pjesëmarrësit që kryesisht janë meshkuj, kanë për detyrë ta bëjnë kundërshtarin të dorëzohet me vetëm një lëvizje – ta godasin sa më shumë që munden me shuplakë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Rregullat janë shumë të thjeshta, në lojë marrin pjesë dy persona dhe fituesi është ai që i reziston goditjeve të tjetrit, që në shumë raste përfundojnë edhe të rrëzuar në tokë pa vetëdije.

-Advertisement-

Rusët përpos që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë lojë të rrezikshme, ata madje mburren me pjesëmarrësit për të cilët organizatorët thonë se janë trima dhe krenaria e kombit.

Këtë vit në garën e organizuar në Moskë, është shpallur fitues Yuriy Kuzmin, i cili fitoi 300 funte për vendin e parë. Ndërsa shumë persona pyesin nëse ia vlen një sakrificë e tillë për vetëm 300 funte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera