Lajme

Ganimete Musliu: Po kthehem në Kosovë, jam mirë por më duhet ende kohë për t’ju rikther normalitetit

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 27 March 2024

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila javë më parë udhëtoi drejt Gjermanisë për të kryer një operacion atje, tani po kthehet për në vendlindje.

Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se tani është mirë por që i duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetës si dhe aktivitetin e punës së saj të përditshme.

“Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe”, ka shkruar mes tjerash ajo.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!

Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!

Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!

Zoti ju bekoftë🙏! FALEMINDERIT ❤️!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera