Lajme

Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçles  dhe Samedin Mehmetit

Autori: Ermirë Berisha 20:27 | 08 April 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti

Musliu përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shkruar se kërkesa e saj ka ardhur si shkak i arrestimit të një numri të madh të policëve në pikat kufitare.

Ajo shtoi se dorëheqja e tyre do i bënte nderë shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

“Pas arrestimit të numrit të madh të policve, nuk ka me kuputim qe edhe me tutje te ushtrojne detyren e tyre, Drejtori i Përgjithëshem i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla”, shkroi Musliu në Facebook.“Doreheqja e tyre do ti bente ndere Policise se Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles”, shtoi ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera