Lajme

Ganimete Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci dhe e quan “rrugaç”

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 21 December 2021

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim raporton Gazeta Express.

Debati mes Musliut e Pecit ka eskaluar teksa deputetja e PDK-së e ka lëshuar mbledhjen e komisionit pas përplasjes.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka lëshuar mbledhjen.

-Advertisement-

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar pauzë pas përplasjes së deputetes Musliu me ministrin Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera