Lajme

Gani Geci: Një sekser i dërguar nga Albin Kurti ka ardhur tek shtëpia ime

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 03 April 2021

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se më datë 6 mars 2021 një person nga komuna e Malishevës ka shkuar në shtëpinë e tij në Llaushë për të ndërmjetësuar për Albin Kurtin.

Sipas Gecit, personi në fjalë i ka premtuar pozita për vajzën e tij nëse ai pranon që t’i bashkohe Kurtit.

“Albin Kurti më ka thënë të vij të bisedoj me ju dhe ai ka dy opsione për ju nëse ju filloni të bashkëpunoni me Albin Kurtin dhe Qeverinë Kurti. Po i thash çfarë janë ato opsione? Opsioni i parë, ti mund t’i dërgosh dy zëvendësministra në Qeverinë Kurti këdo që dëshiron ti, njerëz të besuar dhe për këtë vajza juaj kalon në Grupin parlamentar të LVV. Opsioni i dytë është pak ma i lehtë për ty nëse vajza juaj kalon në listën Guxo mund të bëhet kryetare e grupit parlamentar të listës GUXO dhe ti e emëron një zëvendësministre ose edhe ndonjë Ambasador”.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Të dashur miq, me datën 6 mars 2021 një person Shqiptar me Emër dhe Mbiemër nga Komuna e Malishevës, më ka ardhur në shtëpinë time në Fshatin Llaushë si (SEKSER ) apo i dërguar nga Albin Kurti.
Isha në Skenderaj dhe më thërret në telefon djali im Valdrini, Babë një person i veshur me uniformë ushatrake Amerikane po të kërkon, ka ardhur para dyrrve në shtëpi në Llaushë dhe po dëshiron me u taku me ty .
Ok shtine brenda se tani po vij.
Shkova në shtëpi dhe në odën time kishte qenë një person me një mjekër i veshur me uniformë Ushtarake Amerikane.
Pasi e përshendeta i thash djalit të na sjell nga një kafe.
Mu prezentu jam Filan personi nga qyteti Malishevë punoj me NATO.
Mirë se ke ardhë i thash;
Ai filloj të shpjegoj se pse kishte ardhur në shtëpinë time, më tha nuk të kam thirr në telefon, sepse mund të na …..por kam ardhur drejt në shtëpi dhe më ka dërguar direkt Albiin Kurti, dhe tha Albin Kurti me ka dërguar tek ty për të biseduar disa gjëra shumë me rëndësi për Kosovën.
Urdhëro fol i nderuar çka do që ke me thanë thuaj lirisht.
Tha; Albin Kurti po dëshiron që Gani Gecin ta ketë krah të vetin.
Albin Kurti më ka thanë me ardh me bisedu me ty, dhe ai ka dy opsione për ty nëse ti fillon me bashkpunua me Albin Kurtin dhe Qeverinë Kurti.
Po i thash çfarë janë ato opsione?
Opsioni i parë, ti mundesh me i dërgua dy zëvendesministra në Qeverinë e Albin Kurtit këdo që dëshiron ti, njerëz tu të besuar dhe për këtë vajza juaj kalon në Grupin parlamentar të LVV.
Opsioni i dytë është pak ma i lehtë për ty nëse vajza juaj kalon në listën Guxo mund të bëhet kryetare e grupit parlamentar të listës GUXO dhe ti e emron 1 zëvendesministre ose edhe ndonjë Ambasadorë.
I tash Albin Kurtit të ka dërgua për me ba grupin parlamentar të listës Guxo.
Po tha Vjosa Osmanit po i duhet gjithsesi edhe një deputet.
Me tha vajza mund edhe të bëhet edhe kryetare e cilit do Komision parlamentar.
Vjosa ka 7 deputetë një ose dy bëhen ministra Vjosa presidente dhe një i deputet mund ti shtohet Vjoses kur të bëhen ministrat dhe asaj i duhet edhe një deputet për me i ba gjashtë.
Unë i thash nuk po të besoj që të ka dërgua Albini ai e nxori telefonin edhe mi tregoj fotot me Albin Kurtin dhe u betua në Zot se e ka dërgua Albin Kurti.
I thash se unë Ideologjinë e Albin Kurtit e konsideroj si ideologji të majtë Komuniste dhe i thash Albin Kurti po vendoska edhe për listën e Vjosa Osmanit.
Ndegjo i thash, Vajza ime është para mbrojtjes së temës së doktoraturës dhe nuk ka kohë të bëhet kryetare e asnjë grupi parlamentar as kryetare e asnjë Komisioni parlamentar.
Më tha Unë edhe ti mundemi të takohemi me Albin Kutin dhe me Vjosa Osmanin në shtëpinë time në një nga qytetet tona.
I thash unë pa prezencen e amerikanëve nuk takohna me Albin Kurtin nëse amerikanët janë aty takohna ku të don ai.
Në dasht në Kullen time ndasht në shtëpinë tane ku të don
Me tha fillimisht mu taku pa Amerikan pastaj edhe me Amerikan.
Tha une punoj ne Bonstill dhe me tregoj edhe një foto të tijen dhe sipas tij e dhe te një Amerikani të rendesishëm që punon në stedepartamentin Amerikane e dhe Albin Kurti ne foto ishin ai nji person tjeter dhe Albin Kurti
Por i thash ok por ne Vëllezerit Geci e kemi traditë se kur takohemi me ndonjerin nga njerëzit e rendesishëm kemi zakon të jemi të paktën tre vëllezër ne takim.
Personi në fjal tha ok po shkoj po bisedoj me Albin dhe të tregoj.
Unë e bera një fotografi selfie me pas per çdo eventualitet.
E pershendeta dhe shkoj
Të pasnesermen ishte ditë e Hanë
Para fakultetit ekonomik rastësisht e kishte takua djalin tim Valdrinin, ai i kishte thanë bani të fala babës nesër kem me u taku gjithsesi me ata.
Me thirri dhjali me tregoj. Kur ky personi kishte qenë në oden time ne kishim ndrru numrat e telefonit.
Nuk doja ta thrrisja në tel.
Po i shkrova disa germa dhe i fshiva.
Dhe me shkroi ai.
E thirra mi ndrëroi flalët,sepse si duket Albin Kurti ia kishte ndërruar fjalët.
Një komunikim të këtij Sekserit me Albin Kurti që ma dergoi ai më acaroj tej mase.
Të gjitha shkrimet se çfarë kemi shkruar unë edhe ky Sekseri i kam të ruajtura dhe të skanuara.
Të nderuar miq per ti vertetuar këto
gjitha unë kam fakte tjera perforcuese nga burime tjeta.
këto informata janë 100% të sakta se Vjosa Osmani e ka ftuar në takim një mik timin ne zyrën e presidentes në kohen sa ishte ushtruese e detyrës se presidentes i ka shpjegoar se LVV po i duhet edhe një deputet Shqiptarë gjithashtu
Vjosa Osmani i tregon atij mikut tim se Albin Kurti po më bën presion te ajo dhe po insiston gjithsesi që Lista GUXO ta formoj grupin parlamentar te listes GUXO dhe që me von të formoj edhe parti dhe ta mbaj grupin parlamentar të partiisë GUXO si aset politik dhe sa ma tepër ta damtoj LDK dhe ta ndihmoj LVV në zgjedhjet komunale që do të mabahen ne ketë vjeshte dhe ta shkatrroj sa ma tepër LDK-në.
Vjosa i ka thanë mikut tim se unë nuk dua të formoj parti.
Nuk dua ta dëmtoj ma tepër LDK.
Por dua të bëhem presidente dhe dua ta shfrytzojë rastin te marr sa ma tepër pushtet ne
Qeveri Kurti dhe i ka thanë se me LVV ne kemi të nenshkruar një marrëveshje interne me Albin Kurtin që deputetet e listes GUXO nuk mund të kalojnë ne LDK dhe në asnjë grup parlamentar kur unë të bëhem presidente pas 2 muaj apo tre une i them ni drputeti të listes guxo dhe ai klon në LDK disa muaj ma von edhe tjetri edhe një tjetri iu tham te kalojë në LDK dhe Albinit i them që deputetët nuk po më degjojnë dhe nuk po mund ti ndali.
Gjithashtu ka informata se Vjosa Osmani ka nënshkruar edhe një marrëveshje interne me LDK për mos lejimin e kapjes se shtetit nga Albin Kurti.
Nuk i kam ba publike këto që një muaj tuj pas parasysh se jam ne një proces gjyqsor të imponuar dhe të orkestruar për të më vrarë nga Hashim Thaçi me kompani dhe nga konsultimet e mia me miq të mijë me kanë lutur mos i ban publike këto pavarsisht a janë te vërteta sepse Albin Kurtin mundet të të hakmerret njëjtë si Hashim Thaçi.
Po ju them të dashur miq edhe 200 vjet burg do ti mbaj por të gjitha ato që i kam thanë që 23 vjet për Hashim Thaçin kanë qenë të vërteta dhe vetëm të vërteta por edhe kjo që po e them tash ështe e vërtetë dhe vetëm e vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera