Sport

Gameiro te Valencia, Kalinic drejt Atletico Madridit

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 06 August 2018

Nikola Kalinic me gjasë të madhe do të transferohet te Atletico Madridi, pasi Kevin Gameiro ka shkuar te Valencia.

Francezi ka arritur marrëveshje për kalimin e tij te Valencia që do t’i hap rrugë edhe transferimit të kroatit.

Kalinic nuk është në planet e Milanit, pasi në sulm tani ka ardhur Gonzalo Higuain.

-Advertisement-

Ai mund të transferohet si huazim në detyrimi blerje në fund të sezon.

Mësohet se Kalinc do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Atletico Madridin.

Kalinic drejt Atleticos (Getty Images)

Lojtari në ditët në vijim priten t’i kryej vizitat mjekësore. Ai ka dështuar totalisht te Milani, pasi ka shënuar vetëm gjashtë gola në Serie A.

Kalinic do t’i kushtojë Atletico Madridit në përgjithësi 20 milionë euro, ku Milani humb 5 milionë euro, pasi e bleu nga Fireontina për 25 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera