Uncategorized

Galaja e Festës së Pranverës, një risi kulturore dhe teknologjike

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 20 January 2025

Pas përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore në korrik 2024 të Boshtit Qendror të Pekinit, arkitektura tradicionale kineze ka tërhequr edhe një herë vëmendjen globale.

Galaja e Festës së Pranverës fokusohet në “arkitekturën kineze”, duke përdorur sistemin e prodhimit të ndërthurjes së virtuales me realen me qartësi ultra të lartë dhe xhirimin “realitet i zgjeruar + binjakë digjitalë + prodhim virtual”, duke krijuar një hapësirë skenike virtuale të zgjeruar pafund, për të shfaqur forcën tërheqëse mijëvjeçare të arkitekturës tradicionale kineze.

Sivjet Galaja do të transmetohet për herë të parë në versionet për publikun me aftësi të kufizuar pamore dhe dëgjimore, për mbi 45 milionë persona të tillë në mbarë vendin.

-Advertisement-

Në galanë e sivjetme do të shtohet edhe roli i “publikut të Galasë së Festës së Pranverës”. Shumë kinezë të thjeshtë që merren me punë të ndryshme, do të ftohen ta ndjekin galanë në skenë dhe prapa saj.

Në galanë e këtij viti të gjitha programet 8K do të realizohen me pajisjet e prodhuara nga vetë Kina.

Gjithashtu për herë të parë, një këndvështrim i ri do të shfaqet për shikuesit në këtë gala. Një sistem xhirimi i përbërë nga 30 kamera në tavanin e studios do të formojë një video 3D të Galasë së Festës së Pranverës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera