Lajme

Bajrami: Deri të ketë dorëheqje efektive që Kurti e ministrat të mos mund të kthehen në zyrë, LDK voton kundër

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 15 April 2025

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një prononcim për media ka thënë se LDK s’voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve deri në momentin që do të ketë dorëheqje efektive nga Kurti dhe ministrat e tjerë që janë zgjedhur deputet.

Bajrami ka thënë se dorëheqja efektive nënkupton që Kurti dhe ministrat të mos mund të kthehen më në zyrat e tyre dhe ka shtuar se vetëm pasi ta bëjnë një gjë të tillë mund të betohen si deputet.

“Rregullorja ligji dhe Kushtetuta e kërkon që ministrat dhe kryeministri të japë dorëheqje dhe pastaj të vijnë ta bëjnë betimin. Derisa të ketë dorëheqje efektive që këta s’mund të kthehen në në zyrat e tyre e të marrin vendime, ne do të votojmë kundër në këtë Komision”, ka thënë Bajrami.

-Advertisement-

Seanca konstituive e  Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime. Deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera