Rozë

Gaçe pozon me vajzën e Dr. Florit: Të njoha bebe, sot je zonjushë 1.70 cm

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 22 August 2020

Ajo vazhdon dhe sot të gëzojë një raport shumë të mirë me familjen e Dr.Florit , të cilën e njeh prej vitesh. Aurela ka ndarë një foto krah vajzës së tij, Kaltrinës, duke treguar se si ka kaluar koha dhe se vajzën e ka njohur kur prindërit e merrnin xhiro me karrocë.

“Unë nuk jam e shkurtër, thjesht Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1.70 cm”, ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit.

Aurela e ka kujtuar shpeshherë mikun e saj me pastime të ndryshme edhe në rrjetet sociale, duke sjellë ndër mend krijimtarinë e tij dhe gjithë miqësinë që gëzonin bashkë apo situatat e ndryshme që kanë kaluar dikur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera