Sport

Gabriel Jesus i bind drejtuesit e Cityt, i ofrojnë kontratë të re

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 20 December 2017

Gabriel Jesus ka rënë dakord për një kontratë të re me Manchester City, më pak se një vit pasi ai bëri debutimin e tij për klubin, shkruan indeksonline.

20-vjeçari ka gëzuar një fillim kaq të mirë për karrierën e tij te City që Sergio Aguero, golashënuesi i të gjitha kohërave të klubit, nuk është më i sigurt për një vend titullari.

Braziliani nënshkroi nga Palmeiras në verën e vitit 2016, por u bashkua me Blues në janar, pas përfundimit të sezonit brazilian.

-Advertisement-

Ai së shpejti do të fitojë rreth 150,000 funte në javë në një nivel bazë, i cili është më shumë se dyfishi i pagës së tij aktuale.

Kjo shifër do të jetë e mbushur me një numër shpërblimesh të lidhura me performancën, të tilla si lojëra minimale të luajtura në një sezon dhe shpërblimet kur të fitojnë City trofe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera