Sport

Gabimi trashanik i gjyqtarit, Galatasaray kërkon fitoren në tavolinë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 10 November 2021

Galatasaray mban një qëndrim ekstrem, kërkon që UEFA t’i japë fitoren në tavolinë për ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës.

Ndeshja e zhvilluar më 4 nëntor, në Stamboll, e vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Europës, që përfundoi me rezultatin 1-1. Një barazim që i lejon turqit të qëndrojnë në krye të Grupit E, me tri pikë larg Lazios.

Por ky rezultat mund të ndryshojë. Klubi turk ka vënë re një gabim të bujshëm të arbitrit zviceran, Sandro Scharer, i cili gjatë ndeshjes i ka nxjerrë dy herë kartonin e verdhë lojtarit të Lokomotivës Dmitri Zhivoglyadov, por nuk i ka treguar kartonin e kuq.

-Advertisement-

Me një deklaratë për shtyp, Galatasaray kërkon fitoren në tavolinë ose përsëritjen e ndeshjes.

“Klubi ynë i ka bërë kërkesën e nevojshme ligjore UEFA-s – thuhet në komunikatë – për të kërkuar fitoren për moszbatimin e rregullores në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës më 4 nëntor 2021, në raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League-s. Dhe duke kërkuar gjithashtu që ndeshja të përsëritet, nëse kërkesa jonë nuk pranohet.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera