Lifestyle

Gabimet e meshkujve që shtyjnë femrat t’i braktisin

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 26 October 2017

Këshilltari për lidhje, Justice Schanfarber, përditë ndihmon çiftet kur marrëdhëniet e tyre hasin në krizë.

Ndërsa shumë situata dashurie janë komplekse, ekziston një e vërtetë e thjeshtë që çdo përfaqësues i “gjinisë së fortë”, duhet ta dijë: femrat braktisin edhe meshkujt që i dashurojnë.

Ato ndjehen tmerrësisht keq kur e bëjnë atë. Zemra e tyre plas nga vuajtjet, por ato e bëjnë këtë, e mbledhin të gjithë forcën e tyre për ta bërë atë.

-Advertisement-

Femrat braktisin meshkujt me të cilët kanë fëmijë, shtëpi dhe jetë, transmeton .

Femrat largohen për shumë arsye, por njëra është veçanërisht e habitshme, dhe shumë meshkuj nuk e kuptojnë atë: femrat largohen, sepse ata nuk janë të pranishëm.

Punojnë, luajnë lojëra, shikojnë futboll, vazhdimisht dalin me miqtë… lista është e gjatë. Nuk ka meshkuj “të këqij”. Të gjithë ata janë të mirë, por e konsiderojnë të dashurën si një gjë “të gatshme” dhe thjesht nuk janë të pranishëm në jetën e saj.

Femrat shpesh thonë si në vijim: “Mund të shfaqet dikush që thjesht do të trokasë në zemrën time dhe pa hamendje do të vrapoja në përqafimin e tij”.

Kuptimi i këtij fakti frikëson shumë femra. Ndonjëherë edhe qajnë, përcjell .

Nga ana tjetër, meshkujt mund të mbajnë inat deri nesër, por femra nuk është pronë e tyre. Ti në fillim e pushton me praninë dhe gjallërinë tuaj. Ajo duhet ta ndiejë atë.

Ajo dëshiron të flasë me ju në lidhje me gjërat që janë të rëndësishme për të dhe të ndjejë që vërtetë e dëgjoni dhe jo vetëm e tundni kokën tuaj. Ajo dëshiron ta ndjeni atë.

Nuk dëshiron seks të pamenduar. Ajo ka nevojë të ndjejë pasionin tuaj. Nuk do të thotë vetëm pasionin e seksit, por pasionin për jetën.

A keni ju atë?

Kjo është gjëja më tërheqëse që e posedoni. Në qoftë se ju ka humbur, cila është arsyeja? Ku është zhdukur? Zbuloni. Gjeni atë përsëri. Në qoftë se nuk e ktheni përsëri, ju jetoni jetën tuaj kot.

Nëse mendoni se jeni atje, filloni ta dëgjoni atë. A ju “fluturojnë” mendimet tjetër kund kur ajo flet? Kur e shikoni atë nga afër, sa thellë me të vërtetë e shihni? Tregoni asaj se ju intereson ajo dhe se çdo ditë doni për të zbuluar diçka të re rreth saj. Preke atë me vëmendjen tuaj të pandarë, shkruan .

Para se të vendosni krahun tuaj mbi trupin e saj, i kushtoni vëmendje ndjenjave të saj. Çfarë ndodh në trupin tuaj në atë moment? Çfarë mendoni? Tregoni asaj për të gjitha ndjenjat e tua. Por shumë meshkuj janë të zënë. Ata nuk kanë kohë për këtë. As 5 minuta. Pesë minuta në ditë.

Dhe e gjithë çka është e nevojshme për atë janë pak çaste gjatë së cilës ju do të jeni atje për të dhe me të.

Sapo të filloni, nuk do të dëshironi të ndaloni. Natyrisht, e gjithë kjo vlen njëlloj edhe për femrat, sepse edhe meshkujt largohen nga personi që e duan. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera