G20 nis samitin në Bali/ Thirrje për unitet dhe masa për rimëkëmbjen e ekonomisë globale
Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 15 November 2022
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën të martën bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë.
Thirrjet e vendeve ishin për unitet dhe për veprime konkrete në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, na nevojitet bashkëpunim për të shpëtuar botën”, tha presidenti indonezian, Joko Widodo, përpara se liderët e vendeve më të pasura të fillonin diskutimet me dyer të mbyllura.
“G20-ta duhet të jetë katalizator për rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike. Ne nuk duhet ta ndajmë botën në pjesë. Nuk duhet të lejojmë që bota të futet në një tjetër luftë të ftohtë”, tha Widodo.
G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të bruto prodhimit të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.
Në samit pritet të merren hapa për të adresuar sigurinë ushqimore, të prekur nga pushtimi rus i Ukrainës, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan.
Një shenjë pozitive në prag të samitit ishte takimi mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, në të cilin dy liderët premtuan komunikime më të shpeshta, pavarësisht dallimeve të mëdha.
Takimi i së hënës ishte i pari sy më sy i tyre prej se Biden mori detyrën e presidentit në vitin 2021.
Lufta në Ukrainë dhe rritja globale e inflacionit, megjithatë, hodhën hije mbi samitin. Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj në fund të shkurtit.
Pushtimi nxiti thirrjet e disa liderëve perëndimorë për bojkot të samitit dhe për tërheqjen e ftesës për presidentin rus, Vladimir Putin. Indonezia rezistoi, duke refuzuar ta tërheqë ftesën e Putinit. Kremlini tha se Putin është shumë i zënë për të marrë pjesë në samit dhe dërgoi ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në vend të tij.
Sipas një postimi në Twitter të ambasadorit të BE-së në Indonezi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua samitit përmes video-lidhjes. Një komunikatë e përbashkët e G20-ës, e cila do të duhej të miratohej nga të gjitha palët, duket e pamundur, edhe pse presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka një marrëveshje midis zyrtarëve për tekstin e saj. Sipas një drafti të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, udhëheqësit e G20-ës do të dënojnë përdorimin ose çdo kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore.
Mbledhjet e ministrave të G20-ës kanë dështuar të prodhojnë komunikata të përbashkëta, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe anëtarëve të tjerë për gjuhën që duhet përdorur, duke përfshirë edhe atë se si të përshkruhet lufta në Ukrainë.
Perëndimi e ka akuzuar Rusinë për deklarata të papërgjegjshme për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Rusia, nga ana e saj, ka akuzuar Perëndimin për retorikë bërthamore “provokuese”./Rel
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...