Lajme

G20: Mosmarrëveshjet të paraprogramuara

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 07 July 2017

Në samitin e G20-ës polemikat janë të pashmangshme. Kancelarja Merkel u përpoq në një takim paraprak me Donald Trumpin për të gjetur kompromise. Por dallimet mbeten.

Kush i njeh shprehjet e fytyrës Merkelit, e kupton menjëherë: ky takim i G20-ës është edhe për të, që është e kalitur në samite të panumërta ndërkombëtare, një sfidë e madhe. Pozicionet janë shumë larg njëri-tjetrit, sidomos ato për ndryshimin e klimës dhe politikën tregtare. SHBA-ja po heq dorë prej tyre dhe konsensusi i 20 vendeve kryesore të industrializuara dhe atyre me rritje të fortë ekonomike ka marrë fund.

Merkeli shpresonte se samiti i Hamburgut do të jetë kurorëzimi i lavdishëm i presidencës gjermane të G20-ës. Tani delegacioni gjerman po hedh hapa të vegjël: Merkeli po zhvillon paraprak bisedime për të gjetur një emërues të përbashkët – dhe në qoftë se ky po bëhet gjithnjë e më i vogël.

-Advertisement-

Samit kompromisesh

Unanimiteti në radhët e G20-ës i takon historisë, qëkurse Shtetet e Bashkuara dolën nga Konventa e Klimës e Parisit dhe mbrojnë një politikë tregtare restriktive. Këto janë çështjet kyç të grupit G20, që i nënshkruan dokumentet e veta në fund gjithmonë me unanimitet. Pra çfarë Merkel do të bëjë Merkeli që të arrijë një kompromis në fund?

G20 Gipfel in Hamburg | Donald Trump & Angela Merkel (Reuters/M. Schrader)Në mbrëmje kancelarja bisedoi rreth një orë me presidentin Donald Trump, i cili sapo kishte ardhur prej një vizite shtetërore në Varshavë ku polakët e kishin pritur me hare. Në takimin në hotelin nobël të Hamburgut “Atlantik” ata diskutuan asgjë më pak se për shpëtimin e samitit, që ky të mos përfundojë me mosmarrëveshje. Ata folën edhe për pika të nxehta të politikës së jashtme – si testet me raketa të Koresë së Veriut, situata në Lindjen e Mesme dhe konflikti në Ukrainën lindore. Në fund, që të dy nuk thanë asgjë lidhur me rezultatet.

19:1 për mbrojtjen e klimës

E rëndësishme është që të mos i fshehim dallimet, kishte thënë Merkeli para samitit. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel i theksuar para takimit me forcë që në Hamburg nuk duhet të bëjmë sikur jemi të gjithë miq vetëm e vetëm që të arrihet një deklaratë, e cila më pas do të rezultonte si “e shpëlarë”.

Të gjitha vendet janë pro Marrëveshjes së Parisit për klimën, me përjashtim të SHBA-së. Ky proces është “i pakthyeshëm”, thuhet në draftin e parë të komunikatës përfundimtare. Pra marrëveshja nuk do të rinegociohet edhe një herë. Dokumenti përfundimtar, pra, mund të regjistrojë si fakt tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e klimës dhe të hartojë gjithashtu një angazhim shumë të përgjithshëm për mbrojtjen e klimës, me të cilën mund të jetë dakord edhe Donald Trumpi. Një manifest i tillë përçarjeje do të ishte i pari në historinë e G20-ës.

G20 Gipfel in Hamburg | Angela Merkel, Bundeskanzlerin (picture-alliance/dpa/I. Wagner)Bashkëpunimi me negociatorët amerikanë është konstruktive, thuhet në sallat e takimit. Qëllimi është për të arritur një “situatë win-win” tha Merkel pas mbërritjes në Hamburg, ku sot në mëngjes (07.07) fillon samiti.

Një takim shumë i ngarkuar

Problematik pritet të jetë gjatë samitit edhe takimi i parë personal mes Trumpit dhe presidentit rus Putin – në një kohë kur tensionet mes dy vendeve kanë arritur një kulm të ri. Rusia po shfaq një “sjellje destabilizuese,” kritikoi Trumpi në Varshavë – dhe u shiti polakëve për t’u mbrojtur prej fqinjit të fuqishëm raketae amerikane të tipit “Patriot”. Pytjes nëse ajo do të ndërmjetësojë ndërmjet Putinit dhe Trump, kancelarja Merkel iu përgjigj me jo. Ajo tha se do vetëm që të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve – dhe të tilla në këtë samit  ka sa të duash./DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera