Fun & Video

Fytyra e vërtetë e ushtrisë së Koresë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 24 October 2017

Prej vitesh Kim Jong un kërcënon SHBA-në, e jo vetëm, duke krijuar edhe panikun e një lufte botërore të mundshme. Nuk janë të pakta paradat dhe testet e raketave që reklamon me të madhe Kim Jong un dhe imazhet që vijnë nga Koreja e Veriut janë me të vërtetë të frikshme.

Por disa imazhe të bëra së fundmi e vënë në pikëpyetje forcën e madhe ushtarake të Koresë së Veriut, e reklamuar deri më sot si një prej më të fuqishmeve.

Në foto, të kapura nga turistë mes maleve Kumgang dhe portit të qytetit Wonsan dallohen kamionë ushtarakë të vjetruar, pjesa më e madhe e të cilëve datojnë me një teknologji që nuk prodhohet prej Luftës së Dytë Botërore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera