Sport

Futbollisti më i trofeshëm në Kosovë? 

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 30 January 2018

Pa asnjë diskutim futbollisti më i trofeshëm në vendin tonë është Behar Maliqi, shkruan infokusi.

Mesfushori i KF Feronikelit Behar Maliqi sukseset e tija të mëdha i nisi te skuadra e FC Prishtinës  ku në edicionet 2008/09, 2011/12, dhe 2012/13-të e kishte fituar tre herë titullin e kampionit në futbollin kosovar, por ai nuk ndaloi vetëm me këto trofe pasi  fitoi edhe dy tituj me Feronikelin.

Maliqi me skuadrën nga kryeqyteti në edicionin 2012/13 dhe me Ferronikelin në edicionin 2014/15 e fitoi Digitalb Kupën e Kosovës, ndërsa karrerës së tij të madhe ia shtoi edhe 5 trofe të Superkupës.

-Advertisement-

Tri herë e fitoi me Prishtinën në edicionet 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13, si dhe një me Feronikelin në edicionin 2014/15.

Behar Maliqi edhe tani synon me skuadrën e Feronikelit të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm në edicionin e ri. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera