Sport

Futbollisti që ‘bombardoi’ portën e Aro Muricit befason me fjalët e tij për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 09 October 2021

Suedia e ka mposhtur Kosovën me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka folur sulmuesi suedez, Aleksander Isak, i cili realizoi një gol spektakolar në këtë takim.

Isak ka thënë se Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive, teksa ka shtuar se goli i realizuar ndaj ‘Dardanëve’ ishte goli më i bukur i tij me ekipin kombëtar të Suedisë.

-Advertisement-

“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet. Ne arritëm të shënonim gola. Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, tha Isak pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Suedia renditet e dyta në Grupin B me 12 pikë, kurse Kosova mbetet e katërta me 4 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera