Sport

Futbollisti i Prishtinës flet para ndeshjes me Arbërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 18 February 2021

Prishtina takohet me Arbërinë të shtunën, në kuadër të javës së 20-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj përballje ka folur futbollisti i Prishtinës, Leotrim Bekteshi, i cili ka thënë se beson në fitore.

“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen. Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona, jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër .Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota”, ka thënë Leotrim Bekteshi për faqen zyrtare të klubit.

-Advertisement-

Dueli mes Arbërisë dhe Prishtinës luhet të shtunën, me fillim nga ora 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera