Sport

Futbollisti i Prishtinës do t’i bashkohet kësaj skuadre të Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 12 May 2019

Prej 14 korrikut deri më 17 gusht kohën kur skuadra e Bundesligës Paderborni i ka përgatitjet për Kampionatin e ri, pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti i Kosovës, Melos Bajrami për grup-moshën U19.

Provat e më hershme që i kishte pasur futbollisti Melos Bajrami, anëtar i FC” Prishtina” te skuadra e Bundesligës Paderborn, kanë rezultuar si të suksesshme për këtë futbollist pasi që tashmë në adresë të tij ka arritur ftesa, përmes njeriut kyç Fekmi Kongjeli menaxher i licencuar i FIFA dhe përfaqësues i FFK-së për Gjermani , njeriut që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës sidomos në krijimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme FFK- Federata e Futbollit e Gjermanisë dhe pranimit në UEFA e FIFA.

Së këndejmi në ftesën drejtuar Konxhelit për futbollistin Melos Bajrami shkruan se futbollisti duhet të i bashkëngjitet skuadrës së Paderbornit të U19 në përgatitjet për edicionin e ri të garave prej 14 korrikut e deri më 17 gushat aq sa do të zgjasin këto përgatitje.

-Advertisement-

Ftesa për Melosin është një nxitje për vet atë edhe për futbollistët tjerë se në të ardhmen me një talent dhe punë mund të bëhen pjesë e skuadrave të mëdha dhe të Ligave të mëdha.

Natyrisht, se në këtë gjë padyshim nevojitet edhe një mbështetje e njerëzve me ndikim e vullnet të mirë së z. Konxheli për ta ndihmuar futbollin e Kosovës me këtë rast edhe futbollistët e Kosovës, që janë në numër të madh dhe që posedojnë talentin e përkushtimin e duhur për të ecur përpara.

“Puna e palodhshme dhe përkushtimi që ka treguar Melosi gjatë qëndrimit në prova tre skuadra e Paderbornit, ka bërë që ai të ftohet dhe të i bashkëngjitet kësaj skuadre, që besojë se do të ndihmojë këtij futbollisti në zhvillimin dhe rritën e tij. Ne do të punojmë që të përfshijmë sa më shumë që është e mundur futbollistë të rinj e të talentuar nga Kosova”, ka thënë Konxheli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera