Sport

Futbollisti i Kosovës me postim emocionues, e kujton xhaxhin e ndjerë në ditën e Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 15 December 2018

Dje ishte ditë e madhe për vendin tonë, pasi që u krijua Ushtria e Kosovës.

I gjithë vendi ishte në delirë për këtë ditë historike.

Andaj sigurisht nuk munguan as urimet e sportistëve.

-Advertisement-

E një urim jo pak emocionues erdhi nga portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

Ai e postoi një foto të xhaxhait të tij të ndjerë, Afrim Bekajt.

Ky i fundit ka qenë pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Axhi, ëndrra jote u realizua”, shkroi Visari në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera