Sport

Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes (Video)

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 24 January 2019

Një video vërtetë shokuese që vjen nga Brazili po qarkullon në rrjet, tregon momentin kur një futbollist goditet nga vetëtima, teksa ishte duke luajtur në fushën e blertë.

Henrique, i cili luan për Agua Santa U-20 u trajtua nga ekipi i ndihmës së shpejtë pasi u godit nga rrufeja gjatë sfidës që po luhej në shi kundër Atletico Mineiros në rajonin e Diadema të Sao Paulos.

Çuditërisht, ai shkoi vetë te ambulanca dhe u përmirësua disa minuta më pas, pa pasur nevojë të shkonte në spital.

-Advertisement-

Pas “shkundjes” që vetëtima i bëri Henriques, të gjithë lojtarët braktisën me shpejtësi fushën, pasi stuhia mund të shkaktonte kërdi. Portieri i Atleticos, Matheus Mendes, i tha ESPN Brasil se ai kishte vuajtur nga dhimbja e kokës për shkak të incidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera